“S’dal krah Berishës në fushatë”/ Deklarata e Florjan Binajt në “Top Story”, Dashnor Sula: Po thotë ‘dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të’

“S’dal krah Berishës në fushatë”/ Deklarata e Florjan Binajt në “Top Story”, Dashnor Sula: Po thotë ‘dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të’

Me ironi i ka komentuar deklarata e Florjan Binajt mbrëmjen e djeshme në “Top Story” me Grida Dumës ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ku foli për herë të parë për kandidimin e tij për bashkinë e Tiranës. Ai tha se është kandidat i pavarur, i mbështetur nga spektri opozitar, por se në fushatë nuk do të dalë krah Berishës. Sula shprehet se “çudirat në këtë vend për opozitën nuk kanë fund”. “Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet...