Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor!
Editorial/ Nga Ervin Bejleri Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes. Në kohën kur duhej të ishte zëri i shpirtit, është kthyer në zë të sfondit. Sepse… në Shqipëri, politika e ka dhunuar artin. E ka dashur dhe e do vasal, të bindur. Që të lutet për një fond, për një skenë, a për një projekt. Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor. Një dekor në foto duke mbjellë pemë, që poston e riposton kur u duhet dhe hesht kur i kërkohet. Sepse politika nuk do rivalë. Dhe artisti është rivali më i rrezikshëm për të: Artisti i zë skenën, pushton mendjet, fiton me fjalë, jo me pushtet. Dhe kjo i tremb. Unë...