Melania Trump në kontakt me Putinin për kthimin e fëmijëve ukrainas: Disa janë pranë familjeve

Melania Trump në kontakt me Putinin për kthimin e fëmijëve ukrainas: Disa janë pranë familjeve

Melania Trump SHBA-Zonja e Parë Melania Trump tha të premten se Rusia ka lejuar tetë fëmijë ukrainas të ribashkohen me prindërit e tyre, pas muajsh diskutimesh private midis zyrtarëve rusë. CNN shkruan se Melania Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë pasur një "kanal të hapur" komunikimi që kur i shkroi një letër në gusht në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë tek fëmijët. Ajo tha se të tetë fëmijët u kthyen të gjithë në familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit, me një angazhim se të dyja palët do të vazhdojnë të punojnë për ribashkimin e fëmijëve të tjerë të zhvendosur si pjesë e pushtimit rus të Ukrainës. Njoftimi i zonjës së parë vjen në një kohë kur administrata Trump ka shkurtuar...