Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë

Lihet në burg analisti Fatmir Sheholli, akuzohet se spiunonte për llogari të Serbisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj analistit Fatmir Sheholli, i cili akuzohet për veprën penale të spiunazhit në favor të Shërbimit Informativ Serb (BIA). Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa u caktua pas seancës dëgjimore të mbajtur këtë të premte, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. “Po, ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi. Sheholli u arrestua të enjten nën dyshimet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ Serb dhe se vepronte nën urdhrat e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiç. Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka mbledhur dhe transmetuar te BIA informacione në lidhje me pronat e supozuara të pushtuara...