Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zonja e Parë Trump në kontakt me Putinin për kthimin e fëmijëve ukrainas
Bota E Premte, 10 Tetor 2025 19:27 Zonja e parë e Amerikës, Melania Trump ka deklaruar se prej dy muajsh ka mbajtur një kanal të hapur komunikimi me presidentin rus Vladimir Putin, me fokus kthimin e fëmijëve të zhdukur apo të bllokuar nga lufta në Ukrainë. Ajo tha se 8 fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa të tjerë pritet të kthehen së shpejti. “Kjo është një përpjekje që vazhdon”, u shpreh ajo. Melania tha se Putin i kishte përgjigjur një letre që ajo i kishte dërguar në gusht të këtij viti dhe konfirmoi se janë ende në kontakt “Presidenti Putin dhe unë kemi mbajtur një komunikim të hapur për mirëqenien e këtyre fëmijëve,” deklaroi ajo.