“Shqiptarët vijojnë të marrin më shumë kredi për shtëpi sesa për konsum”

“Shqiptarët vijojnë të marrin më shumë kredi për shtëpi sesa për konsum”

Pavarësisht kufizimeve të reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kreditë hipotekore, huamarrja për blerje banese vazhdon të dominojë tregun financiar shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, 67% e kredive të reja janë dhënë për blerje shtëpie, ndërsa vetëm 22% për konsum dhe pjesa tjetër për arsye të tjera. Tirana, epiqendra e kredive për shtëpi Kryeqyteti vijon të jetë lider absolut për huatë që merren për pasuri të paluajtshme, me një shumë që arrin gati 170 miliardë lekë. Në Tiranë, 74% e kredive janë për blerje banese, ndërsa vetëm 24% për konsum, duke reflektuar tendencën e qytetarëve për të investuar në pasuri të paluajtshme edhe përtej nevojës bazë të strehimit. Korça,...