Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”
Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj, i dënuar nga Serbia për krime lufte, është liruar nga burgu, njoftoi vëllai i tij, Valoni. “Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Ky është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë”, shkroi Valon Mehmetaj në Facebook. Nezir Mehmetaj ishte dënuar me gjashtë vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Serbisë nën akuzat për krime lufte kundër civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999. Familja e tij vazhdimisht kishte hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Vitin e kaluar, Gjykata serbe tha se kishte konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit...