Meta ngre alarmin:38 milionë euro të IPARD-it janë grabitur – Fermerët të tradhtuar nga qeveria

Meta ngre alarmin:38 milionë euro të IPARD-it janë grabitur – Fermerët të tradhtuar nga qeveria

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me tone të ashpra ndaj abuzimeve të raportuara me fondet IPARD të Bashkimit Europian, duke e cilësuar situatën si një “grabitje të hapur” të mbështetjes për bujqësinë shqiptare. Në deklaratën e tij publike, Meta tha se të paktën 38 milionë euro janë grabitur nga programi IPARD, që ishte krijuar për të ndihmuar fermerët shqiptarë dhe për të zhvilluar sektorin jetik të bujqësisë. “Këto fonde nuk kanë shkuar për zhvillimin e fshatit, por te inceneratorë që nuk ekzistojnë, në xhepat e klientëve të pushtetit dhe te patronazhistët, që përdoren për manipulimin e votës”, – u shpreh Meta. Ai shtoi se Shqipëria humbet çdo vit 112 milionë euro ndihmë nga BE për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të...