Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Erisa Xhixho: Qeveria po tall pensionistët me rritje qesharake prej 2.5%
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të qeverisë për indeksimin e pensioneve me 2.5%, duke e cilësuar këtë si një tallje të radhës me 721 mijë pensionistë shqiptarë. Sipas deklaratës së saj publike, rritja e premtuar nga 1 tetori përkthehet në vetëm 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për ato rurale, një shumë që sipas saj “nuk mjafton as për një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate në muaj”. “Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon,” – theksoi Xhixho, duke sjellë në vëmendje statistikat e Eurostat që tregojnë një nivel varfërie prej 69% për personat mbi 65 vjeç në Shqipëri, në krahasim me 48.9% në Serbi dhe 27.6% në Malin e...