Filipinet goditen nga dy tërmete të fuqishme, autoritetet paralajmërojnë cunami

Filipinet goditen nga dy tërmete të fuqishme, autoritetet paralajmërojnë cunami

Një tërmet i dytë i fortë tronditi sot Filipinet jugore, më pak se 12 orë pasi një goditje me magnitudë 7,4 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e të paktën gjashtë personave. “Goditja e dytë kishte një magnitudë 6,9 ballë Rihter dhe epiqendra e saj ishte gjithashtu pranë qytetit Manay në provincën Davao Oriental”, sipas Institutit Filipinez të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (PHIVOLCS). PHIVOLCS lëshoi ​​një paralajmërim për cunami dhe u bëri thirrje banorëve të komuniteteve bregdetare nga provincat Surigao Del Sur, Davao Orienta dhe Surigao Del Norte të evakuoheshin menjëherë në zona më të larta. Njoftimi paralajmëroi se valët e para të cunamit do të mbërrinin sot në mbrëmje deri në orën 21:12. “Ky është një tërmet i ndryshëm. Nuk është një pasgoditje,” tha drejtori i PHIVOLCS,...