Makina e tij u përplas me një elefant, vdes në vend ligjvënësi dhe plagosen 4 deputet

Makina e tij u përplas me një elefant, vdes në vend ligjvënësi dhe plagosen 4 deputet

Ligjvënësi i opozitës në Zimbabve dhe njëkohësisht poet, Desire Moyo, ka ndërruar jetë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një elefant, raportojnë mediat lokale. Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, teksa Moyo dhe katër deputetë të tjerë po udhëtonin përgjatë autostradës Bulawayo-Gweru, sipas transmetuesit shtetëror ZBC. Moyo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa kolegët e tij ligjvënës mbetën të plagosur. Homazhe të shumta po vijnë për nder të Moyo-s, një poet i njohur dhe i vlerësuar për kontributin e tij në fushën e arteve. Ai ndërroi jetë vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 46-të. Moyo ishte anëtar i partisë opozitare Koalicioni i Qytetarëve për Ndryshim (CCC), e udhëhequr nga Nelson Chamisa, dhe...