Mandatet e Kushtetueses/ PD kërkon seancë publike, letër Peleshit: Duam të kemi ekspertin tonë në mbledhje

Mandatet e Kushtetueses/ PD kërkon seancë publike, letër Peleshit: Duam të kemi ekspertin tonë në mbledhje

Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar të ketë një përfaqësues sipas parashikimeve ligjore në seancën për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese. Përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshiu, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu. Në shkresë, opozita kërkon që Logu të pajiset sa më shpejt me autorizimin përkatës në mënyrë që të ushtrojë të gjitha të drejtat proceduriale në gjykimin kushtetues.  PD ka kërkuar gjithashtu prezencën e medias në këtë seancë. Burime pranë opozitës theksojnë se transparenca është thelbësore në këtë proces dhe për këtë arsye insistojnë që seanca të jetë e hapur për publikun dhe mediat.  shkresa e opozitës Seanca pritet të mbahet më 16 tetor, pas një kërkese të ardhur nga Presidenti i Republikës, i cili ka kërkuar...