Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
6 minuta larg uljes, avionit i mbaron karburanti në ajër
Një avion pasagjerësh i kompanisë Ryanair u detyrua të kryente një ulje emergjente në Manchester, pasi iu afrua nivelit minimal të karburantit. Ngjarja ndodhi më 3 tetor, gjatë fluturimit nga Piza drejt aeroportit Prestwick të Glasgout. Sipas autoriteteve ajrore, avioni lëshoi një sinjal emergjence për shkak të mungesës së karburantit, ndërsa në Britani po vepronte stuhia “Amy”, me erëra që arrinin deri në 100 milje në orë. Fluturimi FR1194, i operuar nga kompania partnere Malta Air, u përball me disa tentativa të pasuksesshme për ulje, fillimisht në Prestwick dhe më pas në Edinburg, përpara se të ulej në mënyrë të sigurt në Manchester, rreth dy orë pas përpjekjes së parë për ulje. Sipas raportimeve paraprake, në momentin e uljes avioni kishte rreth 220 litra karburant,...