Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallen në kërkim dy të tjerë

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallen në kërkim dy të tjerë

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni i koduar “Portions”, goditet një rast i shitjes së koakinës në qytetin e Pogradecit. Katër të rinj u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Në pranga ranë shtetasit Emanuel Andoni, Andi Shuli dhe Dario Alinj. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Portions’, u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale. Njoftimi: Nga hetimet, identifikohen 5 shtetas që shitnin kokainën, në qytetin e Pogradecit.Njëri prej tyre u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin u gjet një sasi kokaine. Vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin...