Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti Begaj ngre alarmin për krizën demografike: Ndryshimet e pritshme prekin sigurinë, familjen dhe mirëqenien sociale
“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sipas të cilit, “zhvillimet e tanishme dhe ato të pritshme demografike prekin themelet e shoqërisë sonë: sigurinë, familjen, punësimin, mirëqenien dhe perspektivën zhvillimore”. Kreu i Shtetit bëri thirrje për zbatimin me përpikëri e pa vonesa të këtyre strategjive dhe politikave për të shmangur pasojat: “Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”. Këto mesazhe Presidenti i Republikës i përcolli para akademikëve nga Shqipëria dhe Kosova, të mbledhur në Tiranë për një nga sfidat më të mëdha të zhvillimit: ndryshimet demografike dhe dinamikën e tregut të punës. Duke analizuar...