Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Sërish tensione te Gjykata e Apelit, kërcënohet roja i sigurisë
                            Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të të juridiksionit të përgjithshëm. Një person i identifikuar si Gentian M. ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë. “Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij. Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.