begaj dhe dumani ne homazhet per gjyqtarin kalaja
TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka thirrur në takim krerët e institucioneve të drejtësisë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Në zyrën e presidentit kanë qenë të pranishëm kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, drejtori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogadani.
Diskutimet kanë qenë të fokusuar në përmirësimin dhe rishikimin e rregulloreve të sigurisë në gjykata, për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Takimi i sotëm vjen pas sulmit të ndodhur në sallën e Gjykatës së Apelit, ku gjyqtari Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Masa shtesë dhe konsultime të tjera pritet të zhvillohen në ditët në vijim për të forcuar sigurinë në sistemin gjyqësor.
