Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe në zemër të qytetit
Parisi ka nderuar kolosin e madh të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, me një pllakë përkujtimore që do të vendoset në nder të tij në zemër të kryeqytetit francez. Pllaka përkujtimore do të vendoset në adresën 63, bulevardi “Saint-Michel”, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të shquara të letërsisë shqipe. Ky vend do të kthehet në një pikë simbolike për lexuesit dhe admiruesit e Kadaresë, duke e përjetësuar kujtimin e tij në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Europës. Vendimi për këtë nderim është miratuar me unanimitet nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore. Ismail Kadare, i cili u...