Kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

Kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se KQZ ka ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, pas pezullimit të dekretit të Presidentit Begaj nga Gjykata Kushtetuese. “Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje, KQZ ka ndërprerë menjëherë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Kështu që, mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur.  Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera. Pra, në datën 9 nëntor është e sigurtë që do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat”, tha Celibashi në një konferencë për mediat.