Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, familja e Gjovalin Shkambit kërkon ndjesë: Babai ynë ishte në gjendje të rënduar psikologjike
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjovalin Shkambi, pak ditë më parë kërcënoi së nëse nipi i tij, Elvis Shkambi do të dënohet, gjyqtarët do të kenë të njëjtin fat si Astrit Kalaja. Pas këtyre deklaratave, ai u vu në pranga, ndërsa sot ka reaguar familja e tij, e cila kërkon ndjesë publike, duke deklaruar se Gjovalin Shkambi, ka qenë në gjendje të rënduar. Teksa shprehin ngushëllime për familjen e gjyqtarit, ata thonë se janë të vetëdijshëm se kërcënimet nuk justifikohen në asnjë rrethanë. “Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente...