Familja e Gjovalin Shkambit kërkon ndjesë publike pas kërcënimeve ndaj drejtësisë

Familja e Gjovalin Shkambit kërkon ndjesë publike pas kërcënimeve ndaj drejtësisë

Familja e Gjovalin Shkambit ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të tij ndaj gjyqtarëve, në lidhje me çështjen ku nipi i tij, Elvis Shkambi, akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një mesazh publik, familjarët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen tragjike dhe kanë kërkuar ndjesë për fjalët e thëna nga babai i tyre, duke theksuar se ato janë bërë në kushte të rënduara emocionale dhe psikologjike. Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se nuk justifikojnë në asnjë mënyrë gjuhën e përdorur dhe se e respektojnë drejtësinë dhe proceset ligjore që po zhvillohen. Ata kërkojnë nga mediat që të tregojnë kujdes me përfshirjen e familjes në trajtimin e ngjarjes, duke nënvizuar se Gjovalin Shkambi është shprehur në një moment të rëndë tronditjeje pas ngjarjes tragjike që...