Demaliaj akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

Demaliaj akuza Lucës dhe Manes: Ti i fut drogë peshkut, Samir Mane shkatërroi natyrën e vendit

Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” për oligarkët. Gjergj Luca, i njohur për aktivitetin e tij në industrinë e peshkut dhe turizmit, duke folur për Manen, mohoi të jetë oligark, duke e cilësuar si “burrë i mençur që bën lekë”. “Unë kam qenë oligark, kontrolloja jetën e natës, kazinotë, diskotekat. Më ranë, ma vodhën biznesin. Tani bëj çdo punë me thonj dhe më thonë oligark,” tha Luca, duke shtuar se “oligark është ndërmarrja shtetërore e naftës, jo Samir Mane”. – tha ai. Nga ana tjetër, Ilir Demalia e akuzoi Manen si përfitues të pushtetit politik, duke e cilësuar si “oligark që ka marrë Shqipërinë në dorë”. Ndërkohë ai ka lëshuar edhe një akuzë të fortë ndaj Gjergj Lucës...