Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Ambasada Amerikane në Tiranë: Klima më e favorshme investimi mund të shtojë praninë e SHBA-së
                            E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. Ne vlerësojmë mbrojtjen e Dhomës Amerikane në emër të bizneseve amerikane”,-thuhet në deklaratën e Ambasadës.