Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘I kërkova të shpenzonin 5%, jo 2% për mbrojtje’, Trump: Ndoshta duhet ta kishim nxjerrë Spanjën nga NATO
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se NATO duhet të shqyrtojë përjashtimin e Spanjës nga aleanca, duke përmendur dështimin e Madridit për të përmbushur një rritje të kërkuar prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes. Gjatë takimit të tij me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi ashpër Spanjën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj ndaj Aleatëve. “Siç e dini, u kërkova të shpenzonin 5%, jo 2%. Shumë menduan se nuk do të ndodhte. Por ndodhi, pothuajse të gjithë po. Ne kishim një që mbeti prapa, Spanja (…) Ata nuk kanë justifikim për të mos e bërë, por në rregull. Ndoshta duhet t’i kishim nxjerrë nga NATO, sinqerisht”, tha presidenti i SHBA-së. Top Channel