Aktori i njohur dhe tashmë kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka folur për herë të parë rreth vendimit të tij për t’u futur në garën politike.
I ftuar në emisionin Top Story, Binaj ka sqaruar edhe të vërtatat e fotove të tij me kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn.
“Kjo foto (fotoja me Edi Ramën) është shkrepur në një aktivitet të FRESH. Në atë periudhë, thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtonte vendin, në 2013. Duke qenë se e imitoja, bëra një skeç dhe në fund bëra një lidhje me daljen e parë në Fiks Fare, që të më përzinte më dha një mandarinë, e më pas kur e kam takuar sërish i dhash një portokall.
“(Teksa i referohet fotos me Erion Veliajn) Më merr një zonjë në telefon dhe më thotë që punon tek zyra e pritjes së moshës së tretë… ne organizojmë mbledhim ushqime dhe më fton të bëjmë një takim me ta. Shkoj atje takoj pleq, gëzimi madh, përqafime, njëri prej tyre më ngjasonte me gjyshin.
Teksa i shërbeja pleqve shoh një hije që vlen shpejt, e thotë “Lal shkrepe shpejt”, dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e dija që ishte aktivitet i Veliajt, çfarë duhet të thoja, duhet t’i thoja pleqve që hiqni çapën e bukës se erdhi ky. Veliaj në atë kohë nuk ka qenë kështu , që nga ajo kohë ne nuk kemi qenë më bashkë”, u shpreh Binaj.
