Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar dy persona pas një sulmi fizik në lagjen “Bashkimi”. Pas marrjes së njoftimit për dhunimin e një shtetasi në “Tregun e Çoles”, policia organizoi hetimet dhe analizoi pamjet filmike, duke identifikuar dhe ndaluar dy autorët, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj, të cilët kanë precedentë kriminalë.
Sipas policisë, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, kanë sulmuar me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë. Viktima ndodhet aktualisht në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë.
Materialet për këtë ngjarje janë referuar Prokurorisë, me akuza për “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim.
