Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Dhunohet familja në Devoll, policia lë të lirë autorin. Mjeku ligjor vonon ekspertimin
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e policisë dhe të mjekësisë ligjore në Devoll dhe Korçë, ku një familje është dhunuar dhe asnjë nga autorët s’është ndaluar, por hetohen në gjendje të lirë. Grupi i emisionit investigativ udhëtoi në fshatin Ponçarë të Devollit, me kërkesë të familjes Jazexhi. Kryefamiljari, Luka Jazexhi, bashkëshortja e tij Filloreta dhe djali Beari janë përfshirë në një konflikt me komshinjtë në datën 3 tetor 2025.Ata tregojnë ngjarjen, ku komshiu i tyre Arnoldi dhe babai i tyre Pëllumbi i kanë rrahur dhe u kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në trup. Luka është gjakosur, ndërkohë që Filloreta dhe Beari kanë pasur dëmtime të mëdha në trup. Zënka erdhi pasi familja kishte lënë një karrocë me misër në rrugën para shtëpisë...