Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mekanizimi, agroturizmi dhe mbjelljet e reja – ja për çfarë kërkojnë mbështetje fermerët shqiptarë
Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore. Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit. Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural. Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%). Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%). Për mbështetje financiare për...