Vrasja në kamping e shqiptarit dhe e grekut, dyshohet se shkak është testamenti, 2 persona të dyshuar si autorë

Vrasja në kamping e shqiptarit dhe e grekut, dyshohet se shkak është testamenti, 2 persona të dyshuar si autorë

Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda të Greqisë të dielën, ndërsa prova të tjera dalin në dritë. Pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër. Policia ka dy të dyshuar, teksa testamenti i biznesmenit pritet të hapet ditën  nesërme dhe do ndihmojë hetuesit për të përforcuar dyshimet e arsyeshme. “Kështu, nesër në mëngjes në Gjykatën lokale të Magjistraturës, do të hapet testamenti i 68-vjeçarit me qëllim zgjidhjen e çdo dyshimi dhe pyetjeje”, informon Protothema. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që i mbijetoi plumbave dhe për të cilin thuhet se ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Mediat...