Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasje makabër në Itali/ 25-vjeçarja i merr jetën tre foshnjave të saj, si tentoi t’i shpëtonte policisë duke i fshehur trupat e tyre në dollap
Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Itali, ku një 25-vjeçare është arrestuar nga autoritetet me akuzën e mbytjes së dy fëmijëve të porsalindur, fshehjes së trupave të tyre në një dollap dhe vrasjen e një foshnje tjetër që ajo kishte lindur në vitin 2022. Me urdhër të gjyqtarit hetues, ndaj saj është vendosur arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike, ndërkohë që i dashuri i saj është nën hetim për ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e krimeve. Ngjarja u zbulua në korrik 2024, kur nëna e 25-vjeçares, duke ndjerë një erë të rëndë në shtëpi, kontrolloi dhomën e vajzës dhe zbuloi dy trupa të foshnjave të mbështjellë me batanije në një dollap. Ajo njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi hetimet. Përmes kamerave të sigurisë u...