Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja e paqes, shpërthejnë festimet në Gaza e Tel Aviv/ Flasin palestinezët dhe izraelitët: Do Zoti e kanë seriozisht
“Pengjet do të kthehen, të hënën do të kthehen të gjithë”: Ky mesazh që presidenti i SHBA-së Donald Trump i përcolli përmes telefonit, ishte muzikë për veshët e familjarëve të pengjeve gjatë vizitës së tyre në Uashington. “Ne besojmë se do ta përmbushni misionin, të bekuar qofshin paqebërësit“, iu përgjigj kreut të shtetit amerikan familjari i njërit prej izraelitëve që mbahen ende nga Hamasi në Gaza. Në të dy krahët, lajmi i arritjes së armëpushimit ngjalli entuziasëm: Familjet e pengjeve izraelite hodhën fishekzjarrë, ndërsa palestinezët duartrokitën dhe brohoritën me shpresën se gjakderdhja do të ndalet. “Shpresoj për një ndryshim real. Më në fund, kemi një marrëveshje të prekshme. Për të parën herë ndiej se vërtet mund të shohim fundin e këtij konflikti”, shprehet Ana Komhan,...