Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla. Sipas tij, ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë emergjencat civile të Bashkisë së Pogradecit, të cilat do të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët.