Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg
Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen që ndodhi në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, ka përfunduar me aktgjykim në shkallë të parë. Dibran Hoxha, i akuzuar për vrasjen e kuksianit Visart Cengu në klubin “Cobra City”, është dënuar me 23 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje ka marrë 2 vite burgim. Dënimi unik për të, i njohur me nofkën “Kobra”, është përcaktuar në 24 vite burgim. I akuzuari Roland Susuri, për tri vepra penale, është dënuar me burgim unik prej 7 vitesh: pjesëmarrje në rrahje 1 vit e 6 muaj, manipulim me prova 4 vite e 6 muaj, dhe armëmbajtje pa leje 1 vit e 6 muaj. Arben Vezaj për...