Gjyqtari i vrarë në krye të detyrës, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor

Gjyqtari i vrarë në krye të detyrës, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor

Zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Ngjarja tragjike e datës 6 Nëntor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një goditje e rëndë për sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Kjo ngjarje, që tronditi jo vetëm trupën e magjistratëve por gjithë opinionin publik, duhet të shërbejë si pikë kthese historike për të rivlerësuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet siguria në ambientet e gjykatave dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektin ndaj institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu, kjo ngjarje është një moment kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit...