Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OCD: Si po banalizohet një çrregullim serioz mendor
Në vitet e fundit, termi “OCD” (dhe jo vetëm, edhe terma të tjerë klinikë si “bipolar” apo “narcist”) është bërë pjesë e fjalorit të përditshëm, veçanërisht në rrjetet sociale. Njerëzit e përdorin me lehtësi, shpesh për të përshkruar një prirje për rregull, pastërti apo kur duan të tregojnë që janë të vëmendshëm ndaj detajeve. “Jam pak OCD me shtëpinë time”, “duhet të jetë perfekt se kam OCD”, janë shprehje që thuhen lehtësisht nga ata që janë të pavetëdijshwm për peshën që mbart kjo fjalë kur shqiptohet nga goja e një personi që jeton realisht me çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Ajo që për disa është një “quirk” apo estetikë e TikTok-ut për dikë tjetër është një burg mendor i përditshëm. OCD nuk është rregull apo pastërti, është frikë....