Skandali/ Hapet llogari në ‘GoFundMe’ për të mbledhur lekë për Elvis Shkambin, vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Skandali/ Hapet llogari në ‘GoFundMe’ për të mbledhur lekë për Elvis Shkambin, vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja

Elton Qyno Në një kohë kur Gjykata e Tiranës ka caktuar sot në mëngjes masën e sigurisë "Arrest me burg" për Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, paralelisht në aplikacionin "GoFundMe" është hapur një llogari financiare për autorin e vrasjes. Llogaria rezulton të jetë hapur sot në mëngjes dhe brenda pak orësh shqiptarët kanë kontribuar shuma financiare që deri tani arrijnë rreth 8,782 dollarë. Donacioni është hapur për të kontribuar financiarisht me qëllim ndihmën ekonomike për Elvis dhe Gjon Shkambin. Kjo është një nga situatat më paradoksale që ka ndodhur për këtë rast të rëndë që tronditi gjyqësorin shqiptar. Sot, në të njëjtën kohë, shqiptarët ftohen të kontribuojnë në llogari për Elvis Shkambin, ndërsa paralelisht zhvillohet konferenca kombëtare e gjyqtarëve, ku pritet të...