Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i GJKKO: Në Shqipëri mungon kultura juridike, shihemi si armiq
erjon bani TIRANË- Kreu i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani, në fjalën e tij në mbledhjen e gjyqtarëve në Polin e Drejtësisë, u shpreh se vrasja e Astrit Kalasë, është një goditje e rëndë për të gjithë sistemin. Bani tha se kjo ngjarje tragjike do të duhet të shërbejë si një kthesë historike, për rritjen e besimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë. Bani tha se në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, dhe askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Ndërsa në Shqipëri sipas tij, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga...