Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës, shkak dyshohet mbetjet plastike

Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës, shkak dyshohet mbetjet plastike

Një breshkë detare e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në bregun e plazhit të ri në Vlorë. Kjo lloj breshke konsiderohet ndër më të rrallët dhe më të rrezikuarit që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe brigjet shqiptare. Breshka peshonte rreth 50 kilogramë dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të ekosistemit detar. Ekspertët e mjedisit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, shprehen se ka dyshime për shkakun e vdekjes, një goditje e mundshme nga mjete lundruese ose gëlltitja e mbetjeve plastike që ndodhen në det. Kjo e fundit është një kërcënim i vazhdueshëm për jetën e kafshëve detare, pasi plastika shpesh ngatërrohet me ushqim dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme. Trupi i breshkës do të merret në analizë nga...