Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zv.kryetarja e Apelit: Duhen masa emergjente, të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj funksionarëve të drejtësisë
Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit Tiranë Iliba Bezat: Sot jemi mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, me ndjenja të thella trishtimi e reflektimi. Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi, ku një nga kolegët tanë humbi jetën në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës, ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka tronditur themelin e besimit në sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe na ka vendosur përpara një përgjegjësie të madhe morale e institucionale. Në këtë moment të rëndë, dua së pari të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut tonë të ndjerë dhe të afërmit e tij. Humbja e tij është një plagë e thellë për trupën gjyqësore, për drejtësinë dhe për vetë shtetin. Ai ra në krye të detyrës, duke bërë atë...