Berisha: Edi Rama është i provuar se mban kontakte me kartelet e drogës! Ky është një problem madhor për vendin, rajonin dhe Europën

Për kryedemokratin Sali Berisha tashmë është e dokumentuar dhe e provuar, se kryeministri Edi Rama mban kontakte me kartelet e drogës.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje, në deklaratën për mediat pas përmbylljes së seancës në Kuvend, Berisha tha se kartelet janë një problem madhor për vendin, rajonin dhe Europën.

‘Ngrihet pa asnjë përgjegjësi ai. Merr urdhër nga Edi Rama, sa iu përmend Edi Ramës Luftar Hysi, sa u përmend Aruba, sa u përmend ai që i thoshte ‘i gjati’, e me radhë, mbylle i thotë’, theksoi kryedemokrati.

Ne do vazhdojmë. Ne kemi vepruar absolutisht në përputhje të plotë me rregulloren.

Zotëria tha se unë do i jap fjalën vetëm zotit Berisha dhe më dha fjalën.

Në procedurën time denoncova refuzimin e interpelancës nga kryeministri, për një çështje të cilën nuk ekziston, ka vetëm Maduro i Venezuelës është i akuzuar se mban kontakte me kartelet e drogës.

Dhe Edi Rama është i provuar se mban kontakte me kartelet e drogës.

A nuk është ky një problem madhor për vendin?

Ky është një problem madhor jo për vendin, por për rajonin, për Europën, kur një kryeministër mban kontakte me kartelet e drogës.

Kjo është. Në këtë mënyrë ata mendojnë se mund t’i fshehin, por nuk fshihen në këtë mënyrë…

…Absolutisht ne do insistojmë të mbrojmë Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit.

Ne në atë sallë insistojmë në zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores së parlamenti.

…Problemi është sepse ky parlament në ditën e zezë si kjo legjislaturë nuk ka qenë kurrë.

Ngrihet pa asnjë përgjegjësi ai. Merr urdhër nga Edi Rama, sa iu përmend Edi Ramës Luftar Hysi, sa u përmend Aruba, sa u përmend ai që i thoshte ‘i gjati’, e me radhë, mbylle i thotë.

Por Edi Rama nuk mund të shpëtojë nga këto.