Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Këlliçi-Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon të thotë një fjalë për gjyqtarin e vrarë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh në Kuvend se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja. Ai akuzoi ministren e Brendshme për mashtrime publike dhe për përpjekje për t’u shmangur nga përgjegjësia, ndërsa theksoi se arrestimi i një efektivi policie vetëm sa e vërteton këtë përgjegjësi institucionale. Në fjalën e tij, Këlliçi denoncoi gjithashtu qëndrimin e qeverisë si hipokrit, duke iu referuar edhe përpjekjeve për rehabilitimin e figurave të diktaturës dhe sjelljes arrogante të disa ministrave në raport me opozitën. Pjesë nga deklarata: Është absurde kjo që bëni, ndërkohë që dëgjoni dhe kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, ndërsa nuk dëgjoni mashtrimet, shpifjet, fyerjet e ministres së Brendshme, e cila...