Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupai kthehet Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen ti dhe Koçiu
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u përplas ashpër sot me ministrin e Drejtësisë, Besfor Lamallari, duke e akuzuar për “bërje avokati të një vrasësi” pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Në foltoren e Kuvendit, Zhupa kërkoi dorëheqjen e Lamallarit dhe të ministres së Brendshme, duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve dhe të aktorëve të sistemit të drejtësisë. “Turp të të vijë që po bën avokatin e një vrarësi. Si zv/ministër i brendshëm nuk i je përgjigjur thirrjes për ndihmë që ka kërkuar KLGJ. Turp të vijë që nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen në sallën e gjyqit të një gjyqtari që jepte vendim në emër të Republikës së Shqipërisë. Policia e shtetit thotë se...