Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
BIRN: ‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Foto ilustruese TIRANË- Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri. Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor – siç njihej regjistri i Kadastrës deri në vitin 1945 në Shqipëri. Por në një regjistër të dytë të vitit 1929, i njëjti transaksion kapërcen në makinerinë e kohës. Kur dokumentet e vjetra të Kadastrës ranë në duart e Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani nuk mund të mos habitej. “Në këtë regjistër të vitit 1929 janë përshkruar...