Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga Banglandeshi, Nigeria, Egjipti dhe Afrika/ ‘Libra’ sjell emigrantët e parë në Gjadër, ja si do të procedohet me ta
Anija “Libra” ka mbërritur sot në portin e Shëngjinit për herë të katërt, kësaj radhe duke transportuar emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali dhe do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Sipas burimeve, emigrantët janë kryesisht nga Bangladeshi, Nigeria dhe Egjipti, por edhe nga disa vende të tjera afrikane. Për këtë operacion është vërejtur një prani e shtuar e forcave të sigurisë, me mbi 50 efektivë të Guardia di Finanza, Karabinierisë dhe Policisë Italiane, si dhe disa forca të Policisë Shqiptare. Fillimisht, autoritetet do të kryejnë kontrollin e anijes, pas së cilës emigrantët do të transferohen në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit. Më pas, ata do të dërgohen në qendrën akomoduese në Gjadër, ku do të vijojnë procedurat për...