‘Drejtësia e kapur nga qeveria, KLP bën pazare me grupet kriminale’, Llangozi: Reforma është kthyer në mekanizëm kontrolli politik

‘Drejtësia e kapur nga qeveria, KLP bën pazare me grupet kriminale’, Llangozi: Reforma është kthyer në mekanizëm kontrolli politik

Avokati Arben Llangozi, i ftuar në studion e emisionit “Kafe Shqeto”, ka shpërthyer në akuza ndaj sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se zvarritjet, mungesa e transparencës dhe kapja e institucioneve janë kthyer në plagë të përhershme të shtetit shqiptar. Në një analizë për 'Kafe Shqeto', Llangozi u shpreh se qeveria “e ka marrë në dorë” gjyqësorin, e ka pezulluar dhe 'përkëdhelur' për interesa politike, ndërsa qytetarët e thjeshtë presin me vite që të marrin drejtësi. Ai solli raste konkrete nga praktika e tij si avokat, duke treguar se ka çështje që prej 4 apo 6 vitesh nuk janë marrë në shqyrtim nga gjykatat, ndërsa gjyqtarët, sipas tij, japin vendime pa arsyetim dhe me vonesa të pajustifikuara. Më tej, Llangozi akuzoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) për...