Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
‘Shteti i Rrumit’/ Prona në këmbim të vrasjeve, skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë
Një hetim i Prokurorisë së Posaçme tregon se si grupi i akuzuar për krim të organizuar i drejtuar nga Aleksandër Laho kontrollonte regjistrat e vjetër të pronave në arkivat e Kadastrave dhe i përdori ato për të marrë nën kontroll mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit dhe Tiranë – për t’i shitur më pas te investitorët e qeverisë. Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri. Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi tokën vajzës së saj 15-vjeçare. Veprimet përshkruhen me hollësi në një Radhor –...