Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka vijuar takimet me strukturat e demokratëve në Degën Kombinat, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale për Bashkinë Tiranë, që do të zhvillohen në 9 nëntor.
‘Takimet në bazë vijuan në Kombinat, me demokratë të Degës 6! Florian Binaj, emri që bashkon kryeqytetasit’, shkruan Noka në Facebook.
