Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

Kisha, zebra, papagaj dhe panda, kur futbollistët i “çmend” paraja dhe nuk dinë çfarë blejnë

Kur je milioner dhe topi është jeta jote, edhe portofoli luan në ligën e vet. Futbollistët nuk njihen vetëm për golat spektakolarë apo kontratat marramendëse, por edhe për mënyrat origjinale, ndonjëherë të çmendura dhe krejt pa kuptim se si harxhojnë paratë. Nga kisha të transformuara në rezidenca, te zebrat në garazh, ja disa nga blerjet më të çuditshme në botën e futbollit. Zlatan, Nga “Perëndi” te… pronar kishe I vetëshpallur si “Zoti i Futbollit”, Zlatan Ibrahimović nuk e pati të vështirë të gjejë një shtëpi që i përshtatet këtij statusi. Në 2015, ai bleu një kishë në Stokholm për plot 11 milionë dollarë. Mos prisni predikime, megjithatë – ai e shndërroi në një rezidencë madhështore. Feja? Mbase. Investimi? Me siguri. Sulley Muntari dhe “tanku” te...