Luftë pranë reaktorëve, paralajmerimi i Zelenskyt: Jemi një hap larg katastrofës bërthamore?

Luftë pranë reaktorëve, paralajmerimi i Zelenskyt: Jemi një hap larg katastrofës bërthamore?

Prej dy javësh, në Ukrainë po zhvillohet një shkëmbim sulmesh dhe akuza për goditje ndaj centraleve bërthamore, duke rritur rrezikun për një katastrofë që do të prekte jo vetëm vendet në konflikt, por edhe mbarë Evropën. Që nga 23 shtatori, janë shënuar sulme ndaj pesë impianteve bërthamore të rrezikshme në të dyja anët e kufirit. Më shqetësues është situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, i cili prej marsit 2022 është nën kontrollin e forcave ruse. Për 15 ditë rresht, gjashtë reaktorët aty kanë qenë të shkëputur nga rrjeti elektrik, duke u furnizuar vetëm nga grupet rezervë të gjenerimit. Kjo gjendje, e pazakontë dhe shumë e rrezikshme, mund të shkaktojë një krizë të jashtëzakonshme në çdo moment. Përveç Zaporizhzhias, edhe impiantet...