FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vënë në zbatim planin për një reformë të re në Prefektuart e vendit. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi shkarkimin e Arben Çukos dhe Plator Nesturit nga postet e Prefektit, përkatësisht për Fierin dhe Vlorën.
Prefekt i ri i Fierit është emëruar Anduel Xhindi, djali i ish deputetit të ndjerë socialist, Fatmir Xhindi. Ndërsa Prefekte e Vlorës është emëruar Evis Allushi.
“-Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
-Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
-Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës”, njofton Kryeministria.
Kreu i qeverisë gjatë perzantimit të Ministres së Brendshme Albana Koçiu më shtator të këtij viti, tha se do të behet një reformë për të parë a duhen apo jo prefekturat, dhe nëse po si duhet të funksionojnë. Sipas tij prefektuart duhet të jenë në funksion të administrimit të punëve të brendshme, dhe jo ‘fole’ që shpërndajnë paga pa një impakt./ZËRI
